Tragjedia në Prizren në 11 lajme

Tragjedia në Prizren në 11 lajme

Të hënën Prizreni është shokuar me tragjedinë e ndodhur midis qytetit. Shumë pak metra larg nga Shatërvani. Një mur i një shtëpie të vjetër është rrënuar dhe ka lënë të vdekur një vajzë 3-vjeçare. Nëna e saj dhe motra tjetër 10-vjeçare janë lënduar.

Ja raportimi kronologjik për këtë ngjarje nga Insajderi:

  1. Në orën 16:06, raportohet për shembjen e murit dhe për të lënduar

Një fëmijë e grua lëndohen rëndë pas shembjes së një shtëpie të vjetër në Prizren

  1. Policia konfirmon vdekjen e vajzës 3-vjeçare, rreth orë 17:30

Një fëmijë e grua lëndohen rëndë pas shembjes së një shtëpie të vjetër në Prizren

  1. Organizata “Ec Ma ndryshe” kërkon dorëheqjen e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, ministrit të Kulturës, Kujtim Shala dhe atij të Ambientit dhe Planifikimit të Hapësinor, Ferid Agani.

Kërkohet dorëheqja e Ramadan Mujës pas vdekjes së fëmijës në Prizren

  1. Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, thotë se Ramadan Muja ndjen vetëm keqardhje për vdekjen e fëmijës, përgjegjës e bënë Ministrinë.

Ramadan Muja ndjen vetëm keqardhje për vdekjen e fëmijës, përgjegjës e bënë Ministrinë

  1. Insajderi mëson se Komuna e Prizrenit ka një muaj që ka shpallur një tender për sigurimin e shtëpive në rrugën Marin Barleti. Sikur procedurat për dhënie tenderi të ishin kryer më herët, shtëpia e shembur sot në Prizren nuk do të kishte marrë jetë njerëzish.

Vdekja e fëmijës nga shembja e shtëpisë, pasojë e një tenderi

  1. Komuna e Prizrenit akuzon Ministrinë e Kulturës, për tragjedinë. Sipas tyre, Komuna ka dashur t’i rrënojë këto shtëpi qysh moti, por Ministria nuk e ka lejuar, pasi ka kërkuar të ruhen e në të njëjtën kohë nuk ka bërë asgjë.

Komuna e Prizrenit bënë përgjegjëse Ministrinë e Kulturës për vdekjen e fëmijës nga shembja e shtëpisë

  1. E Ministria e Kulturës akuzoi Komunën e Prizrenit. Sipas tyre, Komuna ka mundur që të sigurojë qytetarët nga rreziku nga shtëpitë e rrezikuara.

Komuna e Prizrenit ka 6 muaj që është paralajmëruar për rrezikun nga shembja e shtëpisë

  1. Drejtoresha e trashëgimisë në Ministri të Kulturës rreth orës 20:00 është në Prizren për takim me Komunën e Prizrenit. Zyrtarët komunal vonohen dhe takohen tek në orën 21:00.

Ministria thërret takim për vdekjen e fëmijës, zyrtarët e Komunës nuk janë askund

  1. Teksa akuzat Ministri-Komunë po vazhdonin, tragjedia e nënës që kishte humbur vajzën e saj, vazhdon gjithashtu: nuk ka ku të fle.

Nëna që humbi fëmijën nga shembja e shtëpisë nuk ka ku të fle

  1. Teksa lajmi për nënën bënte bujë dhe qindra qytetar u angazhuan duke u solidarizuar për ndihmë ndaj saj, takimi mes Ministrisë dhe Komunës kishte përfunduar pas dy orësh. Rezultati: Komuna propozon të shkatërroj të gjitha shtëpitë e vjetra, Ministria kundër.

Komuna e Prizrenit do që t’i rrënojë shtëpitë e vjetra ku ndodhi tragjedia

  1. Insajderi kontakton me nënën e vajzës së vdekur dhe familjarët e tjerë. Ajo ka pasur emrin, Xheneta. Familjarët kërkojnë përgjegjësi.

Komuna e Prizrenit do që t’i rrënojë shtëpitë e vjetra ku ndodhi tragjedia