Tragjike: Familja që u aksidentua në Shqipëri ishte nga Kosova, vdesin prindërit dhe dy fëmijë (VIDEO)

Tragjike: Familja që u aksidentua në Shqipëri ishte nga Kosova, vdesin prindërit dhe dy fëmijë (VIDEO)

Katër të vdekurit – babai, nëna dhe dy fëmijët – në aksidentin tragjik në Shqipëri ishin një familje nga Kosova, njofton Insajderi.

Aksidenti ka ndodhur në Rrugën e Kombit, saktësisht në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen.

Përveç katër viktimave, njoftohet se ka mbetur i lënduar edhe një fëmijë.

Në videon e siguruar nga Insajderi shihet një veturë e bardhë e dëmtuar rëndë dhe një kamion, po ashtu i dëmtuar në pjesën e përparme.

Në vendin e ngjarjes, ende mund të vërehen njollat e gjakut.

Për aksidentin detaje ka dhënë policia e shtetit shqiptar.

Në komunikatë thuhet se “mjeti tip ‘Citroen’ me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë”.

Sqarime të tjera pritën në vazhdim, pasi policia njofton se “grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”./Insajderi.com