Në Komoran të Drenasit, vetura ra në lumë – ky aksident tragjik mori jetën e një personi, vdekjen e të cilit e konstatoi mjeku në vendin e ngjarjes.
Ndërsa, shoferi i veturës ka pësuar lëndime të rënda – u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur të enjten në ora 23:00, njofton Insajderi.
“Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se në atë veturë kishin qenë dy persona vozitësi dhe një pasagjer të dy meshkuj kosovarë”, thuhet në raportin njezetekatër orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti po vazhdon të hetohet edhe më tutje. /Insajderi.com