Trajanovski premton subvencione për 10 mijë biçikleta

Trajanovski premton subvencione për 10 mijë biçikleta

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, i cili njëherësh po kandidon për mandat të dytë në këtë komunë, sot në një konferencë për media, ka njoftuar qytetarët se ai në katër vitet e ardhshme do të ndërtojë korsi të reja për biçikleta si dhe do të subvencionojë blerjen e 10.000 biçikletave, njofton Zhurnal.

Trajanovski gjithashtu njoftoi se do të ndërtojë parkingje të reja për biçikleta si dhe avancimin e sistemit për huazimin e biçikletave nga NP “Parkingu Qytetit” me implementimin e sistemeve të reja të sofistikuara për huazim të biçikletave.

Korsi për biçikleta Trajanovski ka paralajmëruar që do të ketë edhe në Çair e Butel./Zhurnal.mk