Trajkoviq paralajmëron koalicion paszgjedhor me Vetëvendosjen

Trajkoviq paralajmëron koalicion paszgjedhor me Vetëvendosjen

Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga subjekti politik (Për liri, drejtësi dhe mbijetesë” – IQ “SPO”, Rada Trajkoviq, ka paralajmëruar për mundësinë e krijimit të një koalicioni paszgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Megjithatë, ajo është shprehur e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha partitë të cilat fitojnë votën e qytetarëve, transmeton Insajderi.

“Mendoj se Kurti dominon në atë nivel për sa i përket mbështetjes midis shqiptarëve dhe normalisht që ai nuk mundet i vetëm, kështu që në të ardhmen sipas të gjitha gjasave do të ketë një koalicion”, tha Trajkoviq.

Ish-deputetja në një intervistë për portalin serb “Kossev” ka akuzuar Listën Serbe se po bën fushatë të ndyrë dhe se po kufizon e lirinë e opsioneve të tjera politike të komunitetit serb.

Sipas tij, ekziston errësirë ​​mentale te serbët e Kosovës dhe se suksesi i opsionit të saj politik varet nga thyerja e këtij mentaliteti./Insajderi.com