![Trajkoviq paralajmëron koalicion paszgjedhor me Vetëvendosjen](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/01/Rada-Trajkoviq-657x330-730x440.jpg)
Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga subjekti politik (Për liri, drejtësi dhe mbijetesë” – IQ “SPO”, Rada Trajkoviq, ka paralajmëruar për mundësinë e krijimit të një koalicioni paszgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.
Megjithatë, ajo është shprehur e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha partitë të cilat fitojnë votën e qytetarëve, transmeton Insajderi.
“Mendoj se Kurti dominon në atë nivel për sa i përket mbështetjes midis shqiptarëve dhe normalisht që ai nuk mundet i vetëm, kështu që në të ardhmen sipas të gjitha gjasave do të ketë një koalicion”, tha Trajkoviq.
Ish-deputetja në një intervistë për portalin serb “Kossev” ka akuzuar Listën Serbe se po bën fushatë të ndyrë dhe se po kufizon e lirinë e opsioneve të tjera politike të komunitetit serb.
Sipas tij, ekziston errësirë mentale te serbët e Kosovës dhe se suksesi i opsionit të saj politik varet nga thyerja e këtij mentaliteti./Insajderi.com