Trajneri shqiptar i Partizanit: Beogradi është qyteti dhe shteti jem

Trajneri shqiptar i Partizanit: Beogradi është qyteti dhe shteti jem

Ish-sulmuesi i Partizanit të Beogradit, Xhevat Prekazi, kishte shkuar së bashkë me valën e talenteve kosovarë në Partizan jugosllav.

Prekazi tani është trajner i të shkollës së Partizanë të Beogradit. Ai ka thënë se cdo gjë të jetës së tij e ka bërë në Beograd.

“Beogradi është qyteti dhe shteti jem. Atë gjithmonë e kam fol. Krejt çfarë kam bërë në jetën time, në Beograd i kam ba. Partizani është shtëpia jeme e dytë.”

Historia e tij duket si e pasqaruar, thotë se nuk ka qenë kundër Kosovës, por e vetmja gjë që i ka interesuar është futbolli.

“Edhe në atë kohë edhe tash, kurrë për mua nuk jonë interesuar thua t’i që unë nuk kam lindur në Mitrovicë”.

Ndeshjen Partizani i Beogradit-Skënderbeu do ta ndjekë nga tribunat e stadiumit, tifo bën për klubin e tij dhe shpreson të fitojë./Tv Klan