
Policia raporton se ka ndaluar një person në fshatin Dobrosh të Vitisë, pasi ishte duke transportuar 37 krerë dele dhe qengja pa dokumente përkatëse.
“Raportohet se nga njësitë policore është ndaluar kamioni qe drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe gjate kontrollit është vërejtur se i njëjti transportonte 37 krerë dele dhe qengja pa dokumente përcjellëse”, thuhet në raportin 24 orësh.
Kamioni me ngarkese i dorëzohet doganës për procedura të mëtejme. /Insajderi.com