Transportuesit rrugorë protestojnë, nga e mërkura ndërpritet transporti publik në Kosovë

Transportuesit rrugorë protestojnë, nga e mërkura ndërpritet transporti publik në Kosovë

Këshilli Drejtues i Shoqatës së Transportuesve Rrugorë ka vendosur që nga e mërkura e 17 marsit të fillojë protestën, duke bërë kështu që nga kjo datë të mos zhvillohet asnjë lloj i transportit publik në Kosovë, përcjell Insajderi.

Ky vendim është marrë, siç thonë ata, për shkak të moszbatimit të marrëveshjes së nënshkruar me Ministrinë e Infrastrukturës.

Kryetari i Shoqatës, Ruzhdi Kurtishaj, është shprehur se u vjen keq për qytetarët, mirëpo ky sektor është shumë i dëmtuar nga siç ka thënë, vendimet e gabuara të Qeverisë në lidhje me pandeminë.

“Me keqardhje dua të njoftoj që nga data 17 mars, dita e mërkurë morëm vendim që do hymë në protestë të gjitha linjat e transportit rrugor, si pasojë e mos zbatimit të vendimit, sepse jemi i vetmi sektor që kemi pasur humbje të mëdha”, ka deklaruar Kurtishaj në një konferencë për medie, pas takimit me anëtarë të tjerë të shoqatës.

Tutje, ai ka thënë se kanë punuar me kapacitete jo të plota dhe pas shumë muajsh negociata prap nuk kanë arritur në një marrëveshje të përbashkët.

“Protesta do vazhdojë deri ne realizimin e kërkesave te tyre dhe në rast që kërkesat e tyre nuk realizohen prapë, masat do të ashpërsohen edhe më shumë”./Insajderi.com