“Trashen” kërkesat ndërkombëtare për plotësimin e kushteve për viza

“Trashen” kërkesat ndërkombëtare për plotësimin e kushteve për viza

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, tha se vizat nuk do të hiqen për Kosovën derisa të plotësohen kushtet që kërkohen nga Bashkimi Evropian.

Hubert Lebet tha se Zvicra dhe Kosova janë të njëjta.

“Kemi qenë të varfër dhe jemi pa asnjë burim natyror, por Zvicra ka pasur mundësinë që të krijojë mundësi punësimi dje. Kështu i kemi ikur migrimit të të rinjve”, ka thënë ai.

Ai tha se kosovarët të kenë mundësinë të zgjedhin a dëshirojnë të emigrojnë apo jo.

“Emigrantët e Kosovës janë duke ndihmuar shumë në Kosovë, dhe të ardhurat që vijnë duhet të përdoren për forma përfituese e jo vetëm për banesa e shtëpia”, tha shtuar ambasadori zviceran në Kosovë Huber Lebet në prezantimin e Autoritetit Qeveritar për Migrim dhe Profilit të Migrimit 2016.

Sipas tij, institucionet e Kosovës kanë një përparim solid sa i përket menaxhimit të migrimit.

“Sa i përket vizave, ne të gjithë e dimë që Kosova është vendi i fundit dhe Qeveria e Kosovës duhet t’i plotësojë këto kushte. Kushtet janë shumë fer. Nuk e shoh të arsyeshme të heqim regjimin e vizave pa i plotësuar këto kushte”, tha ambasadori i Zvicrës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, tha se migrimi si fenomen ka qenë dhe është pjesë e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës.

“Vetë fakti që Kosova ka një numër të qytetarëve jashtë vendit tregon për rëndësinë që ata kanë për Kosovën”, tha Sefaj.

Sipas tij, ngjarjet e viteve të fundit që kanë të bëjnë me tundjen e popullatës tregon se është sfidë për të gjithë.