“Traumë, jo lojë”, nxënësit protestojnë në Prishtinë pas rastit të sulmit seksual në shkollë

“Traumë, jo lojë”, nxënësit protestojnë në Prishtinë pas rastit të sulmit seksual në shkollë

Nxënës të shkollave të mesme në Prishtinë kanë marshuar sot, e mërkurë, pas sulmit seksual ndaj një të miture, nga dy të mitur të tjerë në shkollën “Faik Konica”, në kryeqytet.

Në këtë marsh pjesëmarrës janë nxënës të gjimnazeve “Sami Frashëri”, “Xhevdet Doda” dhe “Ahmet Gashi”.

“Ngrite zërin se je femër”, “Mëso djalin me respektu e mësoj vajzën me luftu”, “Dardha pikë nën dardhë, dhuna pikë nën dhunë”, ishin disa prej parullave.

Protestuesve u është bashkuar edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga.

Ky marsh vjen pas rastit të sulmit seksual në një shkollë në Prishtinë./Insajderi.com