Tre egjiptianët rrëfejnë për luftën e tyre si ushtarë të UÇK-së

Tre egjiptianët rrëfejnë për luftën e tyre si ushtarë të UÇK-së

Tre ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që vijnë nga komuniteti egjiptian, Muharrem Sadrija, Din Sadrija dhe Arben Tetaj , shërbyen në Zonën Operative të Dukagjinit, Brigada 131 “Jusuf Gërvalla”, rrëfejnë për kontributin e tyre derisa ishin në uniform të ushtarëve të UÇK-së, për çka thonë se është nderi i jetës së tyre, transmeton Insajderi.

Derisa shkuan të nderojnë lapidarian e të rënëve në fshatin Maznik të Deçanit dhe kujtuan komandantin dhe bashëkluftëtarët e rënë në emër të lirisë, ata rrëfyen disa prej momenteve të tyre derisa ishin në shërbim të vendit.

Muharrem Sadrija rrëfen momentin më të vështirë që përjetoi gjatë kohës kur shërbente si ushtar në Zonën Operative të Dukagjinit.

Ish ushtari i Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla” në mes lotësh tregon mesazhin që do ja përcjell fëmijëve të tij, e që padyshim lidhet me UÇK-në.

Në kohën kur Sadrija luftontë në këto male kundër okupatorit serb, vëllai i vogël i Muharremit, Dini po priste me padurim të vishte uniformën e UÇK-së.

Sadrija tutje thekson që edhe pas çlirimit të Kosovës vazhdoi të jetë pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, TMK-së.

Edhe Arben Tetaj nga fshati Pozhar i Deçanit, i cili shërbeu poashtu në Zonën e Dukagjinit thotë që në luftë u nis vetëm me një qëllim bashkë me katër vëllezërit.

Tetaj tregon që mesazhin për të mbrojtur atdheun e mori nga pridërit e tij qysh në fëmijëri.

Ai e ngrit në piedestal luftën e UÇK-së e idalin për liri që kishin ushtarët. /Insajderi.com