Tre kandidatë për drejtor të burgjeve – dy prej tyre të lidhur me PDK-në e AAK-në

Tre emra ndodhen në listën e ngushtë të tre kandidatëve potencial për pozitën e drejtorit të Përgjithshëm në Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK). Dy prej tyre janë njerëz të afërt me partitë politike. 

Tre kandidatë për drejtor të burgjeve – dy prej tyre të lidhur me PDK-në e AAK-në

Enver Rrustemi, Rasim Selmani dhe Nehat Thaqi janë tre personat që synojnë pozitën e drejtorit të burgjeve të Kosovës.

Në një njoftim të Ministrisë së Administratës Publike, të cilin e ka siguruar Insajderi, theksohet se Rrustemi, Selmani dhe Thaqi janë kandidatët potencial për emërim në pozitën e drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së.

Dy prej kandidatëve janë të afërt me parti politike në vend.


Njoftimi i SHKK-së për pozitën e drejtorit të burgjeve/ Insajderi

Kandidati Enver Rrustemi në vitin 2010 ka qenë ushtrues detyre në Inspektoriatin Policor të Kosovës (IPK) dhe po ashtu ishte kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Komunën e Vitisë, raporton Insajderi.

Ndërkaq, momentalisht drejtori i Policisë së Kosovës në Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi është njeri i afërt me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai ishte arrestuar nga autoritetet serbe në tetor të vitit të kaluar nën akutën për krime lufte, por ishte liruar pas një muaji.

Kandidati Rasim Selmani për momentin ka pozitën e drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë.

Pozita e drejtorit të burgjeve të Kosovës qëndron vakante që prej 28 shkurtit të këtij viti, pasi ish-drejtori Sokol Zogaj doli në pension. /Insajderi.com