
Në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojë agjenda e disa komisioneve parlamentare.
Kështu ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, do të raportojë nga ora 10:00 në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve për Kthim.
Më pastaj, Vesel Veseli si ministër i Tregtisë dhe Industrisë nga ora 13:00, raporton në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike.
Ndërsa, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në ora 14:00 do të dala para përfaqësuesve të popullit për të raportuar. Tema pritet të jetë skandali dy milionësh.
Po ashtu Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban takim me përfaqësuesit e Divizionit tё Skemave për Kategoritë e Luftës. /Insajderi.com