Tre pacientë të vdekur në Spitalin e Gjilanit – një i konfirmuar me Coronavirus dhe dy të dyshuar

Tre pacientë të vdekur në Spitalin e Gjilanit – një i konfirmuar me Coronavirus dhe dy të dyshuar

Tre persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në spitalin e përgjithshëm të Gjilanit, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur, njëri prej viktimave ishte i infektuar me Coronavirus, ndërsa dy të tjerë dyshohet se janë prekur me këtë sëmundje, ndërkaq ishin në pritje të rezultateve.

Lajmin për Insajderi-in, e ka konfirmuar nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili tha se dy prej tyre vijnë nga komuna e Kamenicës, të cilët po trajtoheshin në Spitalin e Gjilanit.

”Gjatë 24 orëve kanë vdekur tre pacientë nga regjioni i Gjilanit. Dy pacientë janë nga komuna e Kamenicë, dhe njëri nga komuna e Gjilanit”, ka thënë ai. /Insajderi.com/