Tre persona lëndohen pasi rrokullisen me veturë në rrugën Gjilan-Prishtinë

Tre persona lëndohen pasi rrokullisen me veturë në rrugën Gjilan-Prishtinë

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Llabjan.

Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Po, ju konfirmoj se ka ndodhë një vet aksident në fshatin Llabjan, ku tre persona janë lënduar, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetë. Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal janë në vendin e ngjarjes duke i hetuar rrethanat e aksidentit”, ka thënë Hashani./Insajderi.com