
Policia e Kosovës ka arrestuar një femër të dyshuar për sulm fizik ndaj një femre tjetër në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë.
Siç njofton policia, viktima ka raportuar në polici se dy femra dhe një mashkull e kanë sulmuar atë dje rreth orës 14.
E arrestuara është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka arrestuar 39 persona, prej të cilëve vetëm një është liruar.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kohore janë shënuar 53 aksidente trafiku,por në asnjë rast nuk ka pasur të vdekur./Insajderi.com