Tre persona të lënduar gjatë një aksidenti pas mesnatës në Prishtinë

Tre persona të lënduar gjatë një aksidenti pas mesnatës në Prishtinë

Tre persona janë lënduar gjatë një aksidenti që ndodhi pas mesnatës në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë.

Të përfshira në këtë aksident kanë qenë dy automjete.

Lajmin për Gazetën Online Insjaderi e ka konfirmuar,  zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti, theksoi se hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

“Sot rreth orës 00:30 në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, deklaroi Ahmeti./Insajderi.com