Detaje nga aksidenti në magjistralen Prishtinë- Pejë

Detaje nga aksidenti në magjistralen Prishtinë- Pejë

Gjatë aksidentit i cili ka ndodhur pak para orës 22:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Rastin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi i cili ka thënë se aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Brejse të Fushë Kosovës.

Nga fotografia shihet se vetura VW Golf 2 ishte goditur me veturën VW Golf 4, dhe përpos lëndimeve të personave janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Ndër të tjera njësia policore e trafikut po merret me rastin.