Tre persona të vrarë nga të shtënat në Dardani – Policia jep detaje

Tre persona të vrarë nga të shtënat në Dardani – Policia jep detaje

Tre persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë në mesditën e sotme në rrugën, “Bill Klinton” në Prishtinë.

Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona.   Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor  ne vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.

Ahmeti ka treguar se ngjarja ka ndodhur sot “rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për një vdekje te dyshimte ne rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com