
Policia e Kosovës njofton se një vrasje në tentativë ka ndodhur të hënën rreth orës 18:44 në rrugën “Ukshin Hoti” në Vushtrri.
Sipas njoftimit, një person ka raportuar në polici se tre persona kanë shtënë me armë zjarri drejt tij, por nuk e kanë qëlluar.
Sipas ankuesit, të dyshuarit ishin të armatosur njëri me armë të gjatë, dhe dy të dyshuarit tjerë me pistoleta.
Të dyshuari ishin larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar./Insajderi.com