Policia raportoi se tre të dyshuar janë arrestuar të martën mbrëma rreth orës 20:30 në Fushë Kosovë, njofton Insajderi.
Sipas njoftimit të policisë, pasi që të njëjtit në lokalin e tyre dyshohet se kanë ofruar shërbime seksuale me pagesë.
Me vendim te prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Fushë Kosovë (NN) 02.02.2021 – 20:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjti në lokalin e tyre dyshohet se kanë ofruar shërbime seksuale me pagës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Insajderi.com