Tre të infektuarit me koronavirus nga Gjilani, kryetari Haziri jep detaje

Tre të infektuarit me koronavirus nga Gjilani, kryetari Haziri jep detaje

Edhe 26 persona të tjerë u konfirmuan me koronavirus në Kosovë, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, duke shkuar në 449 numri i të infektuarve, shkruan Insajderi.

Në mesin e këtyre 26 rasteve të reja, janë edhe tre persona nga Gjilani, të cilët kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Pas konfirmimit të këtyre tri rasteve, ka reaguar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ku ka dhënë detaje.

“Sot i kemi edhe 3 raste të reja me #COVID19. M.I. (mashkull) i cili është edhe në dializë, M.R. (mashkull) i rekomanduar nga Spitali i Gjilanit dje dhe B.S. (femër) nga Lladova. Të dy meshkujt janë në Klinikën Infektive, ndërsa rasti i tretë në familje, por me kontakte të njohura për ne”, ka thënë Haziri.

Po ashtu Haziri ka konfirmuar se janë edhe dy persona nga kjo komunë që janë shëruar plotësisht.

“Bëhu i përgjegjshëm. Mos shko mysafir e as mos prano mysafirë. Mos i beso askujt ‘hajt se nashta s’e ka’. Me këdo që takohesh, duhesh me mendu që secili mundet me qenë potencialisht i infektuar. #rriNshpi”, ka thënë ai.  ​/Insajderi.com