
Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 12:30 në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Komoran të Drenasit, shkruan Insajderi.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një kamion.
Ai tha se për detaje tjera të aksidentit janë duke kryer hetime njësiti përkatës policor./Insajderi.com