Tre të lënduar gjatë një aksidenti trafiku në Komoran

Tre të lënduar gjatë një aksidenti trafiku në Komoran

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 12:30 në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Komoran të Drenasit, shkruan Insajderi.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një kamion.

Ai tha se për detaje tjera të aksidentit janë duke kryer hetime njësiti përkatës policor./Insajderi.com