Tre të lënduar në një aksident afër Pallatit të Drejtësisë në Hajvali

Tre të lënduar në një aksident afër Pallatit të Drejtësisë në Hajvali

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ndodhi sot në Hajvali të Prishtinës, njofton Insajderi.

Në këtë aksident të ndodhur rreth orës 13:30, në udhëkryqin e rrugëve “Nekibe Kelmendi” dhe “Gucia”, ishin të përfshira dy vetura.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 13:30 në udhkryqin e rrugëve Nekibe Kelmendi me Gucia në Hajvali, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret nësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com/