Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku ka ndodhur të premten mbrëma në fshatin Arllat të Drenasit, njofton Insajderi.
Në aksident janë përfshirë katër vetura.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Në orët e mbrëmjes, në fshatin Arllat, Komuna e Gllogocit ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku janë të përfshirë katër vetura dhe për momentin tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Kelani.
Ai tutje ka bërë të ditur se rruga nuk është e bllokuar, por funksionon vetëm një shirit për qarkullim.
“Njësitë relevante policore janë në vendngjarje”.
Sipas raportit të policisë, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 61 aksidente në trafik, 17 prej të cilëve kanë përfunduar me të lënduar, ndërsa të tjerët me dëme materiale./Insajderi.com