Tre të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë – Podujevë

Tre të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë – Podujevë

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur sot midis dy veturave, në magjistralen Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, shkruan Insajderi.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Aksidenti ka ndodhur në ora 06:30 të mëngjesit, ndërsa ka treguar se me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.

“Sot rreth orës 06:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona. Me rastin po merret njësiti trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com