Tre të lënduar në një aksident në Prishtinë, dërgohen në QKUK

Tre të lënduar në një aksident në Prishtinë, dërgohen në QKUK

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të premten në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:30.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident.

“Rreth orës 08:30 është raportuar për një aksident në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndim dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dale në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Borovci. /Insajderi.com