
Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që është shkaktuar pasditen e së shtunës në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, aksi Vragoli-Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se të përfshira janë tri vetura.
Krasniqi tutje bëri të ditur se njësia policore e trafikut po merret me ekzaminimet në vend-ngjarje
“Policia, po vazhdon aktivitetet e shtuara në trafik, kërkohet respektim i rregullave të trafikut. Për shkelësit dhe ata që po rrezikojnë sigurinë në trafik po zbatohet zero tolerancë, numri i gjobave këto ditë është më i lartë se çdo here”, përfundoi ai./Insajderi.com