Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar pasditen e së martës në fshatin Bellopojë të Istogut, njofton Insajderi.
Në aksident kanë qenë të përfshira një kamion dhe një veturë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 14:20, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident në fshatin Bellopojë të Istogut, ku ishin të përfshira një kamion dhe një veturë. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona dhe sipas mjekëve ata janë jashtë rrezikut për jetë, pra kanë lëndime të lehta”, ka thënë Rugova./Insajderi.com