Tre të lënduar në një aksident trafiku në Kishnicë të Graçanicës

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Kishnicë të Graçanicës

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur sot në fshatin Kishnicë të Graçanicës, rreth orës 07:30.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident të përfshira ishin dy vetura.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhë në mes të dy automjeteve në fshatin Kishnicë”, ka thënë ajo.

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka shtuar tutje Ahmeti. /Insajderi.com