Tre të lënduar në një aksident trafiku në Mitrovicë

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Mitrovicë

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur gjatë pasdites së sotme në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tutje tha se në këtë aksident të ndodhur përkatësisht në fshatin Zhabarë, ishin të përfshira dy automjete.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë.

“Aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 16:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok, segmenti rrugor në fshatin Zhabarë, në aksident ishin të përfshira dy vetura, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti. /Insajderi.com