Tre të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku,  që ka ndodhur të enjten rreth orës 18:20  në rrugën Ilir Konushevci, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeten Online Insajderi,  zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë së tre personat e lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësorë, ndërsa me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 18:20, në rrugën “Ilir Konushevci” ka ndodhur një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti./Insajderi.com