Tre të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte rreth orës 23 në Prishtinë, në të cilin tre persona kanë marrë lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar për Gazeten Online Insajderi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 23:00 në rrugën ‘Eqrem Çabej’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.

Më tej ajo ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, kurse me rastin po merret njësiti i trafikut./Insajderi.com