Tre persona kanë vdekur dhe 119 raste të reja me Coronavirus janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, nj" />

Tre të vdekur dhe 119 raste të reja me COVID-19

Tre të vdekur dhe 119 raste të reja me COVID-19

Tre persona kanë vdekur dhe 119 raste të reja me Coronavirus janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e përditshëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, ku tutje kanë shtuar se përveç viktimave dhe rasteve të reja të shënuara, edhe 187 persona të tjerë të infektuar deri më sot, janë shëruar.

Numri total i rasteve pozitive është 13 mijë e 910 raste nga 53.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 551 raste të vdekjes.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10 mijë e 300 raste, kurse numri i rasteve aktive është tre mijë e 59.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 35 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Istog, Kamenicë, Klinë, Lipjan dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com