Tre të vdekur dhe 123 raste të reja me coronavirus në Maqedoninë e Veriut

Tre të vdekur dhe 123 raste të reja me coronavirus në Maqedoninë e Veriut

Tri viktima dhe 123 raste të reja me Coronavirus janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Siç bëjnë të ditur institucionet shëndetësore të këtij vendi, së fundmi janë kryer një mijë e 312 teste dhe prej tyre 123 kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

Ndërkaq, personat e vdekur si pasojë e këtij virusi vijnë nga Shkupi, Dibra dhe nga Strumica.

Tutje njoftohet se brenda po të njëjtës ditë, janë shëruar edhe 74 pacientë të cilët ishin të infektuar me virusin Corona. /Insajderi.com/