Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë tri viktima të shkaktuar nga COVID-19, njofton Insajderi.
Pos viktimave, janë regjistruar edhe 144 raste të reja të infektimeve nga Coronavirusi.
Numri prej 144 të infektuarve ka dalur pas testimit të 824 vetave.
Qyteti më i prekur vazhdon të mbetet Tirana me 55 raste.
Edhe nga tri viktimat e fundit dy ishin nga Tirana, kurse një nga Lushnja.
Numri total i viktimave tashmë ka shkuar në 341 prejse ka filluar pandemia./Insajderi.com