Tre të vdekur dhe 158 raste të reja me COVID-19

Tre të vdekur dhe 158 raste të reja me COVID-19

Tre persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku tutje thuhet se edhe 158 raste kanë rezultuar të reja me COVID-19, nga gjithsej dy mijë e 193 mostra të marra për testim.

Në të njëjtën periudhë kohore janë shëruar edhe 346 persona të infektuar deri më sot.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.668 raste, kurse numri i rasteve aktive është shtatë mijë e 156.

Numri total i rasteve pozitive është 106.022 raste nga 546.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.198 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 22 raste, Vushtrri 20 raste, Mitrovicë 17 raste, Skenderaj 16 raste, Gjilan 11 raste, Lipjan 11 raste, Gjakovë 10 raste, Ferizaj 8 raste, Pejë 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 5 raste, Viti 5 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste, Kaçanik 1 rast, Podujevë 1 rast, Prizren 1 rast”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com