Tre të vdekur dhe 184 raste me COVID-19

Tre të vdekur dhe 184 raste me COVID-19

Tre persona kanë ndërruar jetë gjatë njëzetekatër orëve të fundit si pasojë e Coronavirusit.

Ndërkohë janë regjistruar edhe 184 infeksione të reja me COVID-19.

Numri i vdekjeve ka arritur në 1.335, ndërsa i rasteve ka shkuar në 51.328.

Deri më tani janë shëruar 41.407 të infektuar, duke përfshirë edhe 420 qytetarë që kaluan virusin gjatë ditës së fundit, sipas njoftimit të Institutit  Kombëtar të Shëndetit Publik.

Rastet aktive momentalisht janë 8.586, njofton Insajderi.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 79 raste, Podujevë 18 raste, Mitrovicë 17 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Ferizaj 7 raste, Kamenicë 7 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Lipjan 5 raste, Gjilan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Kaçanik 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Gjakovë 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste, Prizren 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë, Malishevë dhe Rahovec.  /Insajderi.com