Tri viktima dhe 260 raste të reja me Coronavirus

Tri viktima dhe 260 raste të reja me Coronavirus

Tre persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar për 260 raste të reja të infeksionit.

Numri total i rasteve pozitive është 66 mijë e 640 raste nga 289 mijë e katër persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe një mijë e 575 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58 mijë e 359 raste.

Numri i rasteve aktive është gjashtë mijë e 706

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 109 raste, Pejë 27 raste, Gjakovë 17 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Mitrovicë 13 raste, Lipjan 12 raste, Prizren 10 raste, Gjilan 7 raste, Ferizaj 6 raste, Istog 6 raste, Rahovec 5 raste, Suharekë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Klinë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Drenas 3 raste, Obiliq 3 raste, Podujevë 3 raste, Deçan 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë, Malishevë dhe Ranillug”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Insajderi.com

190 TË SHËRUAR DHE 260 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Monday, February 22, 2021