Tre të vdekur dhe 302 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Tre të vdekur dhe 302 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Tre persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në Shqipëri, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, ku tutje kanë njoftuar se janë shënuar 302 raste të reja me COVID-19.

Ndërkaq, në po të njëjtën periudhë kohore janë shëruar edhe 54 persona të infektuar deri më sot.

Numri i përgjithshëm në Shqipëri i të prekurve ka shkuar në 18 mijë e 250 raste, prej tyre 10 mijë e 395 janë të shëruar dhe shtatë mijë e 390 janë raste ende aktive. /Insajderi.com