
Tre persona kenë humbur jetën si pasojë e virusit COVID-19 në njëzetekatërorët e fundi.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka regjistruar edhe 43 raste pozitiv me Coronavirus.
Me raportin e sotëm të IKShPK-së, numri i viktimave ka arritur në 607, ndërsa i rasteve pozitive në 14.882, njofton Insajderi.
Numri i të shëruarave gjatë ditës së fundit është 239 që e dërgon në total numri e personave të shëruar nga infektimi me COVID-19 në 12.188.
Tashmë rastet aktive me virusin COVID-19 janë 2.087.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri. /Insajderi.com