Tre të vdekur dhe 49 raste të reja pozitive me Coronavirus në Kosovë

Tre të vdekur dhe 49 raste të reja pozitive me Coronavirus në Kosovë

Tre të vdekur dhe 49 raste të reja me Coronavirus janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në njoftimin e fundit ku tutje u theksua se edhe 92 persona janë shëruar nga ky virus.

“Numri total i rasteve pozitive është 15.938 raste nga 71.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.157”.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 22 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Gjilan, Kaçanik, Malishevë, Pejë, Podujevë, Shtime, Skenderaj dhe Vushtrri. /Insajderi.com