Tre të vdekur dhe 76 raste të reja me COVID-19

Tre të vdekur dhe 76 raste të reja me COVID-19

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e Coronavirusit gjatë ditës së fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 76 raste të reja me COVID-19.

Numri i vdekjeve ka arritur në 604, ndërsa në total numri i rasteve ka shkuar në 14.839.

Me 165 rastet e shëruara në njëzetekatër orët e fundit, tashmë nga Coronavirusi janë shëruar 11.949 persona të infektuar.

Numri i rasteve aktive është 2.286, njofton Insajderi.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Klinë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Malishevë, Prizren, Rahovec dhe Shtime. /Insajderi.com