Tre persona kanë vdekur dhe 79 të tjerë janë infektuar me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofto" />

Tre të vdekur dhe 79 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Tre të vdekur dhe 79 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Tre persona kanë vdekur dhe 79 të tjerë janë infektuar me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e përditshëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ku tutje thuhet se edhe 61 pacientë të tjerë, të infektuar deri më sot, janë shëruar plotësisht nga ky virus.

Numri i të infektuarve të sotëm, që shihet dukshëm se është rritur, ka rezultuar me këta të infektuar prej gjithsej 764 mostrave të marra për testim.

Numri total i rasteve pozitive është 16 mijë e 50 raste nga 73 mijë e 340 persona të dyshimtë në këtë virus dhe 641 raste të vdekjes.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.250 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.159”.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 26 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Lipjan, Rahovec, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë”, thuhet tutje në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com