Tre persona kanë vdekur dhe 96 raste të reja me koronavirus janë shënuar sot në Mal të Zi, njofton Insjaderi.
Siç njoftohet, këto rezultate kanë dalë pas 677 mostrave të marra në 24 orët e fundit.
Me më së shumti raste është renditur Podgorica, ndërkaq dy raste të reja janë konfirmuar edhe në Ulqin.
Përkundër faktit që në Mal të Zi në muajin qershor shifra e rasteve aktive kishte rënë në pikën zero, pas heqjes së masave, përsëri numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm./Insajderi.com