Tre të vdekur dhe një i verbuar pasi pinë dezinfektues duarsh për t’u dehur

Tre të vdekur dhe një i verbuar pasi pinë dezinfektues duarsh për t’u dehur

Tre persona vdiqën dhe një mbeti i verbër nga helmimi me metanol pasi pinë dezinfektues duarsh në New Mexico, thanë zyrtarët shëndetësorë, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Tre persona tjerë janë në gjendje kritike, tha Departamenti i Shëndetit të New Mexico në një deklaratë. “Të shtatë personat besohet se kanë pirë sanitizues duarsh për t’u dehur pasi përmbajnë alkool”.

Rastet u raportuan në Neë Mexico Poison Control gjatë disa javëve në maj, dhe kanë të bëjnë me alkoolizmin, thanë zyrtarët shëndetësorë. Ata nuk dhanë detaje shtesë mbi viktimat ose ku ndodhën incidentet.

“Nëse keni përdorur ose konsumuar sanitizues duarsh që përmban metanol, ju lutemi kërkoni kujdes mjekësor”, tha sekretari shtetëror i shëndetësisë Kathy Kunkel në një deklaratë. “Një antidot për helmimin e metanolit është i disponueshëm, por sa më parë dikush trajtohet për helmim të metanolit, aq më mirë shansi për shërim”.

Disa njerëz kanë përdorur dezinfektues duarsh për t’u intoksikuar për shkak të përmbajtjes së tij të alkoolit. Para pandemisë, sanitizuesi i duarve ishte i ndaluar në shumicën e burgjeve bazuar në frikën se të burgosurit do ta pinin atë ose do ta përdorin atë për të filluar zjarre. Por Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë rekomanduar që dezinfektuesit e duarve të lejoheshin si pasojë e coronavirus-it. /Insajderi.com