
Tre të vdekur dhe 151 persona të infektuar me Coronavirus janë regjistruar së fundmi në Shqipëri, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, të cilët tutje kanë njoftuar se janë shëruar edhe 80 pacientë.
Deri më tash, janë shënuar 10 mijë e 406 raste pozitive, prej tyre të shëruar gjashtë mijë e 186.
Raste aktive vazhdojnë të jenë tre mijë e 901. /Insajderi.com