Tre të vdekur e 156 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Tre të vdekur e 156 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Tre persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërkaq janë shënuar 156 raste të reja.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, gjatë kësaj periudhe janë kryer tre mijë e 79 testime, teksa janë shëruar 696 persona.

Numri i të shëruarve ka shkuar në 104 mijë e 278 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët katër janë të intubuar./Insajderi.com